Legjislaturat, Topalli: Numërtimi të nisë nga 1991

Numerimi i legjislaturave të Kuvendit të Shqipërisë do të bëhet duke iu referuar miratimit të kushtetutave të reja që nga viti 1912 e deri më ditët e sotme.Me projketvendimin e miratuar në këshillin e legjislacionit, që pritet të votohet në seancë, parashikohet që të ribëhet procesi i numërimt të legjislaturave të të gjitha regjimeve, duke iu referuar kushtetutave të reja.Në mbledhjen e këshillit zonja. Topalli është shprehur se nuk ka një qasje të tillë as për periudhën 1912-1920, as për periudhën 1921-1924 apo për periudhat vijuese të Republikës (1924-1928) apo asaj të Mbretërisë Shqiptare (1928-1939), megjithëse janë miratuar akte themelore të shtetit (Statute e Kushtetuta).Këtë vendim të këshillit zonja. Topalli e paralajmëroi edhe gjatë cermonisë së përurimit në mjediset e Kuvendit të pllakës së nderimit për 40 firmëtarët e aktit të pavarësisë."Është e nevojshme që numërtimi i legjislaturave në Kuvendin e Shqipërisë të bëhet mbi të njëjtat kritere dhe baza sikurse edhe në vendet e tjera europiane ku në themel është miratimi i kushtetutave të reja. Me miratimin e këtij vendimi i bashkohemi traditës së shteteve demokratike edhe përsa i takon numërtimit të legjislaturave të parlamenteve të tyre" tha Kryetarja e Kuvendit.Duke iu referuar 40 firmëtarëve të aktit të pavarësisë zonja. Topalli tha se në historinë e Shqipërisë duhet të nderojmë të vërtetat dhe duke nderuar të vërtetat, tha ajo, mësojmë për të nesërmen.Në këtë ceremoni morën pjesë deputetë të parlamentit shqiptarë, miq e të ftuar të shumtë.