PS: Nuk votojmë 3 ligjet pa u zgjidhur çështja e Fierit

Ndërsa kanë mbetur vetëm disa ditë nga afati i lënë nga Komisioni Europian për miratimin e 3 ligjeve grupi parlamentar i PS-së ka vendosur të mos miratojë ato edhe këtë të enjte.Në mbledhjen e grupit të PS-së është vendosur të mos miratohen 3 ligjet e kërkuara pa u zgjidhur më parë çështja e qarkut të Fierit.Një ditë më parë, kryeministri Sali Berisha i bëri thirrje kreut të opozitës Edi Rama të miratojë 3 ligjet e kërkuara nga KE-ja për marrjen e statusit të vendit kandidat për në BE.Seanca e ardhshme parlamentare e së enjtes mund të konsiderohet si mundësia e fundit që Shqipëria të përmbushë kërkesat e Brukselit për dhënien e statusit.Komisioni europian ka bërë një rekomandim pozitiv në tetor por duke e kushtëzuar me miratimin e ligjit për Gjykatën e Lartë, atë të Nëpunësit civil dhe Rregulloren e parlamentit, dhe përpara mbledhjes së Këshillit të ministrave të vendeve anëtare, Komisioni duhet që javën e ardhshme të informojë nëse këto kushte janë plotësuar.Me miratimin e dy ligjeve dhe reformës parlamentare Shqipëria do të plotësonte të paktën detyrimet e saj direkte, duke i hapur rrugë propozimit të pakushtëzuar të Komisionit dhe gjithshka do të ishte më pas në dorën e vendeve anëtare ku megjithate nuk mungon skepticizmi ndaj plotësimit të angazhimeve nga ana e Shqipërisë.