Berisha:TAP, projekti më madhor për industrializimin e vendit

Për Shqipërinë  projekti i gazësjellësit TAP përbën kryeprojektin e saj në procesin e industrializimit.Në fjalën e tij në konferencën për Zhvillimin e Tregut të Gazit në Shqipëri, kryeministri Berisha premtoi se qeveria do të bëjë gjithçka për liberalizimin e tregut të gazit."Ne po bëjmë gjithçka për të përmbushur çdo detyim që rrjedh nga konsorciumi dhe palët e tjera për një partneritet juajal dhe serioz në këtë projekt të madh. Shqipëria u është mirënjohëse partnerëve në të këtë projekt për gadishmërinë që ka shprehur për të bashkëpunuar për masterplanin e gazifikimit. Masterplani është i rëndësishëm në mënyrë që qytetarët të përfitojnë në maksimum nga përdorimi i gazit” tha Berisha.Sipas kryeministrit, Shqipëria është në rrugën e transformimit në një superfuqi energjitike rajonale.  Ai shtoi se qeveria do të bëjë gjithçka për të përmbushur çdo detyrim të marrëveshjes me fqinjët.“Shqipëria  përfaqëson një Norvegji të vogël në rajonin e Ballkanit.  Sipas të dhënave vendi  ka depozita enorme hidrokarbure dhe kompanistë më serioze janë duke eksploruar në vendin tonë, të bindura për sukses të pashmangshëm. Shqipëria është e vendosur të bashkëpunojë për zgjerimin e hapësirave të tregut për këtë projekt në veri të Ballkanit dhe më gjerë. Ajo është e vendosur të vërë në dispozicion depot e saj natyrore të saj” tha Berisha.Kryeministri Berisha gjithashtu shtoi se TAP është projekti më i madh në fushën e energjisë në fillimet e këtij shekulli dhe është projekti më fizibël që u bën nder të veçantë atyre që kanë vite që punojnë me përkushtim të madh me këtë projekt. "Projekti më strategjik për Evropën, pasi balancon dhe diversifikon burimet energjetike të saj sikundër lidh korridore energjetike rajonet e saj dhe më pas zona të tjera” tha Berisha.Ndërkaq Zv.kryeministri dhe njëkohësisht ministri i Ekonomisë Tregtisë dhe Energjitikës, Edmond Haxhinasto, ka vlerësuar sektorin e gazit si një rëndësi jetike për qytetarët.Ndërsa ambasadori i BE-së në Tiranë Ettore Sequi ka theksuar se projekti i gazësjellësit TAP do të jetë një investim i madh për Shqipërinë ndërsa shtoi se Bashkimi Europian e  mbështet fuqishëm këtë projekt."Nëse TAP kalon përmes Shqipërisë,vendi do të ketë një investim të madh dhe kjo është një kredo për Shqipërinë. Shqipëria duhet të jetë më shumë se një vend pritës. Ajo duhet të jetë një pjesëmarrës aktiv në zhvillimin e infrastrukturës në këtë pjesë të Europës. Nga ky projekt do të ketë përfitime të pritshme për Shqipërinë. Ne e inkurarojmë Shqipërinë për këtë projekt" tha Sequi.Ndërsa përfaqesuesi i TAP, deklaroi se projekti i gazësjellësit përfaqëson një mundësi të madhe për Shqipërinë duke bërë të mundur  rritjen e investimeve të huaja, zhvillimin e infrastrukturës dhe rritjen e punësimit në zonat nëpër të cilat kalon.“Gazsjellësi TAP do të sjellë gaz nga Azerbajxhani në Europë, duke kaluar në Shqipëri. 200 km do të jetë në Shqipëri dhe 60 km në seksionin shqiptar të detit Adriatik. Kjo është vetëm një pjesë e një rruge të gjatë dhe të komplikuar. Ky projekt kap vlerën e 45 miliardë dollarëve amerikanë dhe përfshin disa shtete dhe 10 kompani” tha ai.