Kakavijë, pala greke bllokon 3 autobusë me pasagjerë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Nëntor 2012, 09:00
Tre autobusë me rreth 100 pasagjerë të cilët udhëtonin drejt Greqisë, janë bllokuar mëngjesin e sotëm nga policia greke në pikën kufitare të Kakavijës.Pala greke pretendon se autobusët kanë mungesë dokumentacioni dhe nuk i lejon të kalojnë në shtetin Helen.Pasagjerët shqiptarë kanë deklaruar se disponojnë dokumenta të rregullta si edhe siguracionin që kërkohet për të kaluar në shtetin grek.Sipas informacioneve doganierët kanë lejuar vetëm një numër të vogël pasagjerësh të kalojnë drejt shtetit grek ndërsa shumica e tyre vijojnë të presin në pikën kufitare, deri në zhbllokimin e situatës.