Gjykata e Apelit Administrativ, KLD i propozon Nishanit emërimin e 7 gjyqtarëve
Këshilli i Lartë i Drejtësisë nën drejtimin e Presidentit të Republikës Bujar Nishani, zhvilloi tw premten mbledhjen e radhës, e cila filloi me shqyrtimin e propozimit të Këshillit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës për emërimin e Drejtorit të Shkollës e Magjistraturës nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Këshilli pas diskutimeve vendosi rrëzimin e propozimit të Këshillit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës.Më tej mbledhja vijoi me votimin kandidaturave për 7 (shtatë) gjyqtarët që do të përbëjnë trupën gjyqësore të Gjykatës të Apelit Administrativ. Pas përfundimit të procesit të votimit, Këshilli i Lartë i Drejtësisë me shumicë votash vendosi t’i propozojë Presidentit tëRepublikës emërimin e gjyqtarëve:1. Alkelina Gazidede2. Artur Malaj3. Altina Nasufi4. Kastriot Selita5. Bleona Hasa6. Lindita Sinanaj7. Rilinda SelimiGjithashtu, si pikë të fundit të rendit të ditës, Këshilli vendosi delegimin e disa gjyqtareve në shqyrtimin e çështjeve të caktuara gjyqësore në gjykata të tjera nga ku ato janë emëruar për të ushtruar aktivitetin gjyqësor.