“Karton land kids” hap dyert për argëtimin e fëmijëve
City Park, qëndra gjigande tregtare e cila ndodhet në km 12 të autostradës Tiranë-Durrës, vijon të suprizojë qytetarët me invesimet e saj të qëndrueshme. E nëse mundësitë për zgjedhje janë të shumta, eleganca e infrastrukturës dhe e shërbimeve të kësaj qendre, të uron mirëseardhjen sapo dyert elektronike hapen.Ngjisim shkallë dhe në të majtën tonë, nuk ka se si të jemi indiferentë përballë ngjyrave dhe personazheve gjigante për fëmijë, të cilët natyrshëm buzëqeshin dhe dëshirojnë të bëhen pjesë e kësaj bote ëndrrash.Këta profesionistë po punojnë intenisivisht për të dizenjuar ambjentet në “Karton land kids”.Ideatorët dhe investuesit e dinë majft mirë se çfarë i duhet fëmijëve për tu argëtuar dhe se çfarë i duhet prindërve për të qënë të qetë, prandaj ndërhynë me hapa të sigurt jo vetëm për të vënë në jetë projektet e premtuara por dhe për ti ofruar ato në mënyrë të magjishme për të vegjëlit.“Karton land kids” do të na prezantojë me lojrat e shumta ku i lënë vend jo vetëm lëvizjes por dhe imagjinatës. Është ambjent që përbëhet nga 6 kështjella me fryrje nga jashtë në të cilat fëmijët argëtohen duke evituar përplasjet e forta pasi lodrat janë konceptuar të tilla.E sigurt është se peronazhe të rinj, si Xheki, do të bëhen familjar e ndërsa në një ambjent të veçantë si “Xheki House”, fëmijët do të mësojnë se si të mund të ushqehen në një ambjent edukativo-argëtues. Gjithashtu për ata që duan të ndezin City Park duke festuar ditëlindjen, do të kenë ambjentin e tyre të veçantë, por të pasur jo vetëm një dekor por dhe një kujtim të paharrueshëm. Rreth 120 m2 të dedikuara për organizimet e ditëlindjeve duke përfshire animacion, catering, foni të dedikuar, lojra të ndryshme.Për të apasionuarit e elektronikës gjithashtu do të ketë një tjetër ambjent. Ndërsa të apasionuarit pas patinazhit, tashmë janë familjarizuar me City Park.Punimet do të vijojnë dhe sipas projekteve. “Karton land kids” do të jetë kryefjala e argëtimit për të vegjëlit. Dhe nuk duhet shumë kohë për të prekur këtë magji për të vegjëlit, hapja do të jetë në 29 Qershor 2013.