Meta në "Tonight Ilva Tare": Përcaktimi ynë përpara zgjedhjeve është dhe përcaktimi ynë pas zgjedhjeve

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta ka deklaruar se në 23 Qershor rezultati i LSI-së do të jetë vendimtar për fatin e koalicionit të majtëI ftuar në emisionin "Tonight Ilva Tare", Meta është shprehur se 23 Qershori do të jetë një ditë e shënuar për të ardhmen dhe për demokracinë e Shqipërisë dhe se në 23 qershor rezultati i LSI-së do të jetë vendimtar për fatin e koalicionit të majtë.Lideri i lëvizjes Socialiste për Integrim, ka deklaruar se marrëveshja më Partinë Socialiste është një marrëveshje parimore në funksion të integrimit të vendit. “Bashkëpunimi me Partinë Socialiste do të jetë i qëndrueshëm dhe do të vazhdojë për shumë kohë dhe pas zgjedhjeve të 23 Qershorit. Ajo është një marrëveshje parimore dhe në 48 orët që do të vijnë do kemi një bashkëpunim më të ngushtë me PS-në në funksion të mbarëvajtjes së zgjedhjeve”, u shpreh Meta.Pyetjes së gazetares Ilva Tare, në lidhje me deklaratën e kryeministrit Sali Berisha i cili ka paralajmëruar Edi Ramën se Meta do ti marrë drejtimin e PS-së , Meta ju përgjigj:“Nuk është ambicja ime të marr drejtimin e PS-së, pasi ndodhem në krye të një tjetër force politike, por ajo deklaratë ka qënë në kuadër të angazhimit solemn të doktorit se atij nuk mund tja marri askush karrigen e kryeministrit, që ne kemi ofruar një kompromis për tja dhënë atij karrigen me vete.”Në lidhje me pyetjen për një deklaratën e zgjerimi të mëvonshëm të koalicionit të majtë, dhe nëse me këtë zgjerim nënkuptohet një bashkëpunim mëe FRD-në e Bamir Topit, Meta tha se: “Ne nuk përjashtojmë mundësinë e bashkëpunimit me FRD-në , pasi në koalicionin e majtë mbizotëron fryma gjithëpërfshirëse. Ky koalicion nuk është një bashkim numerik i votave, por një mundësi për të forcuar një alternativë qeverisëse.”Kreu i LSI-së ka qënë mjaft i prerë në lidhje me një koalicion pas zgjedhjeve me Partinë Demokratike, ashtu siçka qënë dhe kryeministri Berisha nga ana e tij në deklarat e ditës së sotme.“Përcaktimi ynë përpara zgjedhjeve e ka të përcaktuar edhe pzicionin tonë pas zgjedhjeve, në kaudër të koalicionit të majtë. Koalicioni me PD-në nuk ka qënë i natyrshëm por produkt i disa rrethanave që njihen” u shpreh Meta“Rezultet e zgjedhjeve në 2009 ishte i tillë që mandatet e LSI-së me mandatet e PS-së mund të sillnin vetëm krizë, jo stabilitet dhe qeverisje. Në çdo rast interesi i vendit është më i rëndësishëm se çdo interes tjetër. Në rastin tonë përcaktimi ynë përpara zgjedhjeve është dhe përcaktimi ynë pas zgjedhjeve. Edhe në rast se koalicioni i majtë nuk fiton dhe mbetet në opzitë, dhe ne do të mbetemi në opozitë, pasi jemi krijuar si një forcë opozitare”, tha kreu i LSI-së.