PS denoncon bllokimin e pikave kufitare të Kakavijës dhe të Kapshticës

Partia Socialiste ka denoncuar ditën e sotme bllokimin e pikave kufitare të Kakavijës dhe të Kapshticës.Në të dyja këto pika kufitare, ditën e sotme janë bllokuar kompjuterët e palës shqiptare, e cila ka deklaruar se janë prishur fibrat optike dhe sistemi TIMS.Ky bllokim vjen në kulmin e hyrjeve të emigrantëve shqiptarë të cilët po kthehen në atdhe për të votuar ditën e djelë në zgjedhjet e 23 Qershorit në atdhe.Bllokimi ka shkaktuar kaos dhe probleme për emigrantët në dy pikat kufitare, si atë të Kakavijës dhe në atë të Kapshticës.Deri tani nuk ka asnjë njoftim nga policia kufitare e asnjë prej këtyre pikave për afatin e zgjidhjes së problemit.