Kryetari i Bashkisë së Tiranës Basha, dorëzon hipotekat 45 familjeve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Qershor 2013, 17:05
45 familje që kanë ndërtuar shtëpitë përpara vitit 1991, kanë marrë hipotekat e pronës së tyre.Kryebashkiaku Lulëzim Basha, premtoi se brenda 30 Shtatorit do të përfundojë edhe proçesi i legalizimit të banesave. Kryetari i Bashkisë ndërsa u ka shpërndarë hipotekat familjeve, i ka garantuar se Bashkia nuk do të qëndrojë asnjëherë indiferente ndaj problemeve të tyre.
Kreu i bashkisë së Tiranës ka inaguaruar gjithashtu edhe përfundimin e ndërtimit të rrugës "Odhise Grillo", dhe rrugën që lidh "5 Majin" me "Selaudin Zorbën".Këto rrugë janë ndërtuar brenda të gjitha standarteve të kërkuara duke i ofruar qytetarëve në këto zona më shumë komoditet në lëvizje.