Totozani vizitë 4 ditore në Gjermani, zhvillon takime të rëndësishme

Avokati i Popullit, Igli Totozani, nga datat 24 - 28 qershor do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Republikën Federale të Gjermanisë, me ftesë të Ministrisë së Jashtme Federale.Në këtë vizitë zyrtare, Avokati i Popullit shoqërohet nga z. Sotiraq Nushi, Drejtor i Autoritetit Kombëtar për Parandalimin e Torturës, znj. Elsa Ballauri, Drejtuese e Albanian Human Rights Group dhe znj. Lindita Bezhani, Drejtore e Kabinetit të Avokatit të Popullit.Gjatë vizitës është parashikuar që Avokati i Populit të zhvillojë një sërë takimesh mjaft të rëndësishme.Pjesë e axhendës janë takimet me:- Kryetaren e Komisionit të Peticioneve të Bundestag-ut Gjerman, znj.Kersten Steinke, Anëtare e Bundestag-ut,- Drejtorin Entit e Federal për Dosjet e Sigurimit të Shtetit të Ish-Republikës Demokratike të Gjermanisë, z. Hans Altendorf,- Drejtorin e Grupit Parlamentar për Marrëdhëniet Gjermani-Evropë Juglindore, z. Peter Weiß, Anëtar i Bundestag-ut,- Zv.Kryetarin e Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Ndihmën Humanitare, z.Michael Brand- përfaqësues të Ministrisë Federaletë Drejtësisë- Drejtuesen e Degës së Fondacionit për Bashkëpunimin Juridik Ndërkombëtar për Berlinin, znj. Angela Schmeink