Bregu: Të zgjedhim modelin e Berishës, dhe të vulosim humbjen e Edi Ramës
Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu ftoi qytetarët shqiptarë, që këtë fundjave, në zgjedhjet parlamentare të zgjedhin modelin e kryeministrit, Sali Berisha, dhe të vulosin njëherë e mirë, modelin humbës të Edi Ramës.Nëpërmjet një deklarate për shtyp, Bregu kërkoi që qytetarët të mos harrojnë ato që Rama ka bërë për ta në këto vite. Ai, sipas saj, ka sjellë vetëm bllokim, bojkot dhe ka fshehur të vërtetën. “Ai bën gjithçka për të marrë më shumë pushtet.”- shtoi ajo.“Përpara shqiptarëve është një model shumë më i mirë. Modeli që ka krijuar 250.000 vende pune. Modelin që do të rrisë pagën minimale mbi 350 dollarë, që do të rrisë pagat e mësuesve në 700 dollarë, që do të rrisë pensionin minimal mbi 150 dollarë. Partia Demokratike gjithashtu do të trefishojë grantet për fermerët, do të përfundojë legalizimet si dhe do të japë tapitë e tokës brenda 6 muajve. Po ashtu do të inkurajojmë punësimin e të rinjve duke hequr taksat për çdo të ri të punësuar rishtas. Ne, do të ndërtojmë Boshtin e Jugut, do të përfundojmë Rrugën e Arbrit, do të asfaltojmë të gjitha rrugët e në të gjithë vendin; rrugët kombëtare dhe ato rajonale. Ne do të marrin statusin e vendit kandidat për ta çuar Shqipërinë drejt integrimit në Bashkimin Europian si dhe do të ndjekim rrugën drejt liberalizimit të vizave me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.”- theksoi Bregu.Me historinë që ndjek Ramën nga mbrapa, nuk mund ti besohet qeverisja e vendit as për një second, tha ministrja e Integrimit, duke shtuar se, është koha për të vazhduar përpara me një lider të vërtetë, me kryeministrin Sali Berisha dhe Partinë Demokratike.