Mbërrijnë në Shqipëri edhe 16 muxhahedinë, shkon në 74 numri i tyre

Mbërrin në Shqipëri grupi tjetër i muxhahedinëve, pjesë e marrëveshjes së SHBA-së me qeverinë shqiptare. 16 muxhahedinë kanë mbërritur sot në orët e para të të mëngjesit, një ditë pas ardhjes së një grupi tjetër prej 14 personash, duke e çuar në 74 numrin e tyre, të gjithë të sistemuar në Qendrën e pritjes së azilantëve në Babrru.Muxhahedinët janë pjesëtarë të një ish-organizate që ka qenë në listën e organizatave terroriste të DASH-it dhe më pas u hoq. Ndërkaq pritet mbërritja dhe e 176 pjestarëve të tjerë për të plotësuar numrin prej 210 anëtarësh që qeveria shqiptare ka rënë dakort me qeverinë amerikane -Numri i personave që kërkonin të largoheshin nga ky kamp ishte 3 mijë, por Shqipëria garantoi azil vetëm për 210 persona, aq sa e lejonin kapacitetet e saj.Mbërritja e tyre nuk ka kaluar pa incidente, pavarësisht se tashmë janë marrë të gjitha masat për parandalimin e ngjarjeve të tilla. Rreth 10 ditë më parë, 5 muxhahedinë u “arratisën” nga kampi i Babrrusë dhe u kapën disa orë më pas në afërsi të Tufinës.