Gary Peters: Zgjedhjet e 23 Qershorit sfidë dhe mundësi e re për Shqipërinë
"E tërë bota pret zgjedhje të pranuara nga të dyja palët më 23 Qershor. Zgjedhje të lira dhe të ndershme të cilat do të jenë një mundësi për Shqipërinë për të treguar maturinë dhe gatishmërinë për tu integruar në Bashkimin Evropian dhe bashkësinë ndërkombëtare". Kështu ka deklaruar Gary Peterss, Kongresmeni Amerikan, i cili është edhe Bashkëkryetar i Grupit të Çështjeve Shqiptare në Kongresin Amerikan.Sipas tij, shqiptarët duhet me qetësi dhe maturi të dalin në votime dhe të kalojnë një sprovë të rëndësishme për të ardhmen."Unë kam shpresë të madhe se këta udhëheqës do të vijojnë me angazhimin e tyre në dobi të të gjithë shqiptarëve si dhe të marrëdhënieve Amerikë - Shqipëri. Shqiptarët me të vërtetë e kuptojnë rëndësinë e përfshirjes në zgjedhje demokratike", theksoi kongresmeni Peters në një intervistë për agjensinë “Ina”, në Maqedoni"Zgjedhjet e së Dielës përfaqësojnë një mundësi të jashtëzakonshme për Shqipërinë. Është, shumë - shumë e rëndësishme që këto zgjedhje të bëhen pa kundërshtime ose parregullsi, pasi Shqipëria kërkon të vazhdojë rrugën e integrimit drejt Europës. Kur u takova me deputetët e Parlamentit, gjatë vizitës time në Tiranë, unë dëgjova me veshët e mi angazhimin e tyre ndaj praktikave demokratike transparente. Unë kam shpresë të madhe se këta udhëheqës do të vijojnë me angazhimin e tyre në dobi të të gjithë shqiptarëve si dhe të marrëdhënieve Amerikë - Shqipëri. Shqiptarët me të vërtetë e kuptojnë rëndësinë e përfshirjes në zgjedhje demokratike", deklaron kongresmeni amerikan. Më tej ai vëren se ëhstë i shqetësuar për kundërshtitë që janë krijuar në lidhje me situatën në KQZ, por ende shpreson se situata do të zgjidhet me sukses.