Mbytet peshkatari në Vlorë, Gentian Mishtaku po peshkonte në Karaburun

Një peshkatar ka gjetur vdekjen ndërsa po peshkonte. Ngjarja e rëndë është regjistruar në Vlorë, ku Gentian Mishtaku 41-vjeç ndërsa kishte dalë në det për peshkim me të vëllanë e tij ka ndërruar jetë.41-vjeçari Mishtaku është dërguar i pajetë në Spitalin Rajonal të Vlorës, ndërsa dyshohet se shkak i vdekjes është bërë një infarkt kardiak. Policia ka mbërritur në vendngjarje, e cila po merr në pyetje edhe të vëllanë e viktimës për të hedhur dritë mbi ngjarjen e rëndë.