Arvizu përfundon mandatin në Shqipëri, Ambasadori i ri i SHBA, Donald Lu

Donald Lu, një diplomat me më shumë se 20 vjet karrierë, do të jetë pasuesi i Ambasadorit Amerikan në Tiranë, Alexander Arvizu.Burime nga Ministria e Jashtme kanë bërë të ditur se pikërisht sot është kërkuar akreditimi i zotit Lu për të zënë postin e Arvizut, mandati i të cilit përfundon në Gusht të këtij viti. Zyrtarisht Ministria e Jashtme ka njoftuar vetëm se Arvizu ka qënë sot në Minstrinë e Jashtme ku ka zhvilluar një takim me zëvendësministren, Edit Harxhi, por nuk jepet asnjë informacion rreth diskutimit që ka pasur mes tyre.Donld Lu, i cili është bërë pjesë e Shërbimit Diplomatik Amerikan që në vitin 1990, aktualisht mban postin e Ambasaorit në Nju Delhi të Indisë. Ai ka mbajtur poste të rëndësishme të Shërbimit Diplomatik Amerikan, në Pakistan, Indi, Gjeorgjia, Kirgistan, Azerbajxhan dhe Uashingtonit. Në Korrik të vitit 2010, atëherë kur Alexander Arvizu, u emërua ambassador i Uashingtonit në Tiranë, Donald Lu morri postin e Ambasadorit në Nju Delhi dhe kjo ishte detyra e dytë e tij në Indi, pasi kishte punuar më parë si asisent i stafit me ambasadorin, Frenk Uisner.Donald Lu ka lindur në kaliforni. Ai është i martuar dhe babai i dy fëmijëve.