PPE: Mbështesim Berishën në zgjedhje, shqiptarët do rinovojnë besimin te PD-ja
Partitë Popullore Europiane dhe presidenti Wilfried Martens vlerësojnë punën e bërë nga qeveria shqiptare për zhvillimin ekonomik të vendit ndërsa mbështesin kryeministrin Berisha në zgjedhjet e 23 qershorit.Në një deklaratë PPE-ja shprehet e kënaqur që Shqipëria ka patur një qeveri të qëndrueshme dhe të kujdesshme, e cila ka marrë vendimet e duhura në këtë situatë të vështirë ekonomike dhe financiare në të cilën ndodhet Europa.“S'është nevoja të thuhet, PPE mbështet plotësisht kryeministrin Sali Berisha dhe ne jemi të sigurt se shqiptarët do të rinovojë besimin e tyre tek PD-ja në zgjedhjet e ardhshme. Ne jemi të bindur se zgjedhjet e 23 qershorit do të shënojë një hap vendimtar përpara për Shqipërinë në rrugën e saj drejt integrimit në BE" thuhet në deklaratën e PPE.Sipas PPE-së nën udhëheqjen e Sali Berishës, Shqipëria u bë anëtare e NATO-s dhe ka bërë përparime të rëndësishme drejt integrimit evropian dhe është bërë një partner i besueshëm.“Qeveria shqiptare dhe Partia Demokratike e Shqipërisë ka treguar vullnet të fortë politik dhe ka pasur sukses në kryerjen e reformave impresionuese, ndërsa në të njëjtën kohë ka ruajtur rritjen pozitive ekonomike dhe forcimin e ekonomisë së vendit. Në fakt, nën qeverisjen e tanishme, Shqipëria është bërë një shembull në rajon për trajtimin e krizës ekonomike” thekson PPE-ja.Gjithashtu PPE uron Kryeministrin Berisha për punën e tij të shkëlqyer dhe vendosmërinë e tij që Shqipëria të ecë përpara në procesin e integrimit në BE. “Për shembull, ne kemi qenë veçanërisht të kënaqur kur të tre ligjet e rëndësishme që kërkohen nga Komisioni Evropian më në fund u miratuan nga Parlamenti Shqiptar, pas një vonese të gjatë prej më shumë se 230 ditë për shkak të bllokimit të Partisë Socialiste e cila kërkon ta mbaj vendin të mbërthyer tek e kaluara” thuhet në deklaratën e PPE .