PD në Tiranë, Berisha: Të bashkohemi për të realizuar ëndrrën “Shqipëria vend i zhvilluar”

Partia Demokratike i është përmbajtur traditës për zhvillimin e mitingut final në Tiranë. Ky miting ka nisur në orën 19:44, simbolikë kjo e numrit që PD ka në fletën e votimit. I konceptuar si një koncert festiv, me pjesmarrjen e këngëtarëve më të mirë në vend, sheshi “Nënë Tereza” mblodhi mijëra qytetarë të Tiranës, por edhe nga rrethet e tjera të vendit në mbështetje të forcës së tyre politike dhe aleancës së djathtë.Kryeministri berisha  ka folur para mijëra mbështetësve të ardhur nga i gjithë vendi, për shpresën që ofron Partia Demokratike me programin për Shqipërinë e zhvilluar në katër vitet që vijnë. Kreu i selisë blu është ndalur në pikat kyçe të ofertës së demokratëve, te projekti i Shqipërisë vend i zhvilluar, në 250 mijë vende pune për shqiptarët, mbështetja për fermerët dhe biznesin, proçesi interimit me statusin e kandidiatit dhe çelja e negocionatave në BE si dhe me reformat për liberalizimin e vizave me Shtetet Bashkuara të Amerikës. Në saj të kësaj oferte, kreu i mazhorancës ka ftuar të gjithë shqiptarët, që të votojnë  numrin 44  si aletarnativa që përmbush interesat e tyre.“Mirënjohje të gjithë qytetarëve nga Gjirokastra, Vlora, Fieri Berati, Elbasani, Durrësi, Lezha, Shkodra, Peshkopia, Kukësi, qaret, kudo që jeni përshëndetjet më vëllazërore. Populli i vendit tim, uragani i fitores sonë më gjigand se kurrë në sheshin e Tiranës, është uragani i dashurisë, i respektit për çdo shqiptar pavarësisht nga bindjet politike. Është uragani i shpresës, i besimit te njëri - tjetri dhe tek e ardhmja. Fshatra dhe qytete të zhvilluara, qytetarë dhe qytetare të Shqipërisë, ora e madhe po afron. Le të bashkohemi ne, gra dhe burra, vajza dhe djem që i besojnë vetes dhe Shqipërisë se me punën dhe me djersën tonë do ecim përpara drejt integrimit dhe Europës. Jemi mbi gjysëmilion, por më datën 23 Qershor duhet të jemi të gjithë së bashku, dhe unë jam këtu për tu garantuar se ne ëndrrën më të bukur të shqiptarëve, të Shqipërisë vend i zhvilluar, Shqipërisë zonjë, siç e quante Sami Frashëri, do ta bëjmë realitet për çdo shqiptar pavarësisht nga bindjet e tij”, u shpreh Berisha.Shefi i mazhorancës ka ftuar shqiptarët që të japin një mandat të tretë, për Partinë Demokratike, ndërsa tha se 44 është numri i fatit, e këtë Berisha e lidhi me vitin e tij të lindjes.Në mitingun përmbyllës të partisë në pushtet, kanë përshëndetur drejtuesit e  fushatës në 12 qarqet e vendit,  të cilët kanë ftuar shqiptarët ti bashkohen aletarntivës që çon përpara proçesin integrues të vendit  dhe e bën Shqipërinë vend të zhvilluar.