Presidenti Nishani: Jam mirë dhe në krye të detyrës

Në orët e vona të mbrëmjes së sotme, Presidenti I Republikës, bujar Nishani, ka dalë në një deklaratë për mediat, për të përgëbnjeshtruar një lajm të pavërtetë të disa orëve më parë, ku thuhej se Presidenti Nishani ishte në një gjendje të rëndë sghëndetësore dhe ishte shtruar në qëndrën spitalore, QSUT në Tiranë.Në deklaratën e tij përpra mediave, Presidenti Nishani u shpreh:“Pas një dite shumë të lodhshme, arsyja e këtij komunikimi është që të përcjellë tek qytetarët, miqtë dhe dashamirësit e mi, një mesazh qetësie, pasi para disa çastesh, disa burime krejt të papërgjegjëshme, kanë dërguar tek media të ndryshme, një informacion tërësisht spekulativ dhe të pavërtetë, ku pretendohej për një gjendje shëndetësore shumë të rëndë timen, pas një operacioni që unë paskam kryer.Unë dëshiroj të shpreh keqardhjen time për shqetësimin që u ka ardhur miqëve dashamirësve dhe qytëtarëve, pasi bëhet fjalë për kreun e shtetit. Duke përfituar nga ky rast dhe duke ju falenderuar juve për gadishmërinë që treguat dëshiroj që të garantoj të gjithë qytetarët e vendit se Presidenti i Republikës është në krye të detyrës dhe do të përmbush me dinjitet çdo detyrë të tijën kushtetuese”.Ditën e nesërme, Presidenti bujar Nishani do të mbajë një deklaratë përpara qytetarëve në lidhje me zgjedhjet e ditës së Djelë.