Durrës, shkëputet ashensori, humb jetën 3 vjeçari, plagoset kushërira
Një ngjarje tepër e rëndë është shënuar pasditen e sotme në lagjen Nr.1 të qytetit të Durrësit.Si pasojë e rënies së ashensorit në një pallat, janë aksidentuar dy fëmijë 3 vjeçarë, kushërinjë me njëri - tjetrin.Menjëherë të dy fëmijët janë shoqëruar për në spitalin rajonal të Durrësit, por fatkeqësisht djali ka mbërritur aty i vdekur kurse vajza 3-vjeçare në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është dërguar në Spitalin Ushtarak ku po merr edhe ndihmën e nevojshme mjekësore.Suipas gazetarit të RTV “Ora News”, në qytetin e Durrësit, të dy fëmijët, identitetet e të cilëve nuk dihen ende, ndodheshin vetëm brenda në ashensor, në momentin kur janë shkëputur kabujt dhe ashensori ka rënë poshtë.Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve që kanë çuar në ngjarjen e rëndë.