Të verbërit do të votojnë me shoqërues, dështon projekti për një fletë të veçantë

Edhe në këto zgjedhje, të verbërit do të votojnë me anë të një shoqëruesi, pasi ka dështuar projekti për miratimin e një flete të veçantë.Kreu i Shoqatës së të Verbërve në Shqipëri, Sinan Tafaj, ka deklaruar se pavarësisht kësaj, rreth 10 mijë  të verbër do të japin votën e tyre në zgjedhjet parlamentare të 23 Qershorit.Ndërsa në lidhje me paraplegjikët dhe tetraplegjikët, Tafaj ka shpjeguar se u është mundësuar ndërtimi i rampave apo vendosja e qendrave të votimit në katet e para dhe po kështu personat me vështirësi dëgjimi kanë patur mundësi të mësojnë për mënyrën e votimit nëpërmjet komunikimit me shenja, realizuar në spote televizive.