Sequi: KQZ të plotësohet para të Dielës, duhet pranuar e respektuar rezultati
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Ettore Sequi, ende shpreson që KQZ të plotësohet edhe pse jemi më pak se 48 orë para nisjes së proçesit të votimit. Në një intervistë për “Deutsche Welle”, ai këmbëngul se kurrë nuk është vonë, por sqaron se kjo është pritshmëria e tij, më shumë se sa ndonjë sinjal pozitiv i partive politike për këtë çështje.“KQZ duhet të marrë vendime me shumicë të cilësuar prej 5 votash që nuk i ka. Nuk është kurrë vonë që KQZ të funksionojë i kompletuar, me gjithë anëtarët e saj. Dhe besoj se kjo çështje duhet zgjidhur pikërisht për të siguruar më tepër besim tek proçesi. Ndërkohë duhet të pranojmë që situata aktuale përmban në vetvete disa sfida lidhur me vendimet që kërkojnë një shumicë të cilësuar. Plotësimi KQZ me të gjithë anëtarët e saj është në mënyrë shumë të qartë thelbësor, përkundrejt besimit dhe mirëbesimit të votuesve ndaj institucioneve zgjedhore. Gjithsesi, përsërisë : Nuk është kurrë vonë të zgjidhet ky problem”, është shprehur Sequi.Sequi ka zbardhur edhe axhendën e delegacionit të BE në Tiranë për ditën e Djelë, kur do të zhvillohen zgjedhjet dhe që përfshin: Vëzhgimin dhe monitorimi nga afër të proçesit. Sa për besimin te ky proçes, Sequi ngarkon me përgjegjësi partitë politike, duke u shprehur skeptik për këtë gjë."Besimi dhe mirëbesimi në Shqipëri nganjëherë është "një mall që mungon", deklaron Ambasadori i Bashkimit Evropian.“Para së gjithash ne po monitorojmë nga shumë afër proçesin zgjedhor, përgatitjet për ditën e votimit dhe do të vazhdojmë të monitorojmë. Kemi qënë shumë të qartë për nevojën që zgjedhjet e së Dielës të jenë në përputhje me standartet europiane dhe ndërkombëtare. Kemi vepruar dhe po veprojmë edhe tani me deklaratat, zotimet tona, kontributin në misionin vëzhgues të ODIHR-it, BE ka vënë në dispozicion fonde për të financuar 32 vëzhgues afatshkurtër dhe 6 afatgjatë. Do të mbulojmë edhe një numër shumë të madh qëndrash të numërimit të votës, do të marrim pjesë aktivisht në proçesin e vëzhgimit, në proçesin e votimit dhe të regjistrimit, të dyja këto segmente të proçesit të votimit jashtëzakonisht të rëndësishme. Kjo do të injektojë më shumë besim dhe mirëbesim tek proçesi. Sinqerisht , besimi dhe mirëbesimi në Shqipëri nganjëherë është "një mall që mungon". Nga ana tjetër, besojmë që besimi dhe mirëbesimi tek proçesi është një përgjegjësi e drejtuesve politikë dhe partive politike të Shqipërisë. Do të doja të shtoja për të rinjtë dhe të rejat që votojnë për herë të parë se këto zgjedhje janë një mundësi shumë e mirë për ta që zërat e tyre të dëgjohen, është fjala për të ardhmen e tyre. Pres një pjesëmarrje të madhe në votime por sidomos nga rinia” u shpreh Ettore SequiAmbasadori i BE thekson se ndërkombëtarët e kanë bombarduar politikën me mesazhe dhe thirrje për një proçes të lirë e demokratik, pasi zgjedhjet janë "përkthimi më i mirë" i vënies në jetë të parimeve të familjes europiane, aty ku vendi ynë aspiron të antarësohet …