Mediu: Rama me ide konfuze. PR në fokus çështjen e pronës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Qershor 2013, 14:48
Kreu i PR-së Fatmir Mediu ka përsëritur sërish se një nga çështjet më të rëndësishme të kësaj force politike është zgjidhja e çështjes së pronës.Në një intervistë në studion e “Ora News”, Mediu hodhi akuza ndaj kryesocialistit Edi Rama të cilin e cilësoi si person me ide konfuze.“Edi Rama e nisi politikën e tij me taksën progresive dhe tani deklaron një vend pa taksa. Rama është me ide konfuze dhe PS-ja nuk e di se kujt interesi i shërben përveçse disa personave afër Edi Ramës” tha Mediu.