Rama: Të dyfishojmë votën. Garant për mbrojtjen e votës, presim 80 mandate
Ndërsa mbeten 48 orë nga zgjedhjet parlamentare të së djelës, dy aleatët e majtë Edi Rama dhe Ilir Meta kanë dalë në një konferencë të përbashkët për shtyp ku kanë garantuar mbrojtjen e votës për një fitore të Aleancës për Shqipërinë Europiane.Në fjalën e tij, kryesocialisti Rama theksoi se do të jetë pikërisht boshti PS-LSI i cili do garantojë fitoren e madhe të zgjedhjeve të 23 qershorit.“Kemi arritur në fund të pjesës së fushatës që ka të bëjë me publikun dhe na ndajnë vetëm 48 orë në një ditë historike për Shqipërinë. Kemi zhvilluar një fushatë fantastike me një skuadër që unë e konsideroj më të mirën të pasur ndonjëherë, me mbështetje dhe koalicionin më të madh dhe më të fortë që ka zbritur ndonjëherë në fushën e betejës elektorale, ku boshti PS-LSI është garancia që do sjellë për gjithë shqiptarët këtë fitore”, tha Rama.Por kryesocialisti Rama edhe pse u shpreh i bindur për fitore, theksoi se do të festohet vetëm pasi të jetë vulosur rezultati, i cili sipas tij duhet të dalë nga kutitë i patjetërsuar ndërsa garantoi se grupet e numërimit do të garantojnë mbrojtjen e çdo vote.Në fjalën e tij, kryesocialisti Rama i bëri thirrje votuesve të marrin me vete edhe një tjetër në kutinë e votimit për të dyfishuar votën.“As edhe një gjë nuk ka mbaruar të gjithë atyre që na kanë mbështetur gjithandej, 48 orët më të rëndësishme që do vendosin jo kush do qeverisë, por çfarë atdheu do të kemi për një gjeneratë., në këto orë për fatet e vendit tonë, si ne, si cdo zgjedhës, qytetrarët, deputetët, kemi një detyrë ta dyfishojmë votën që kemi në dorë, duke marrë përdore në qendrën e votimit një zgjedhës që nuk ka votuar apo ka votuar për kundërshtarët. Çdo votë duhet mbrojtur dhe mbrojtja më e sigurtë është dyfishimi i votës, në radhët e të lëkundurve përreth. Secili ta bëjë sy më sy, me telefon, përmes rrjeteve sociale, ta gjejë votën rreth vetes për të mbrojtur votën e tij” tha Rama.Rama ka thënë më tej se aleanca do të garantoj paprekshmërinë e çdo vote ndërsa theksoi se koalicioni i majtë do të marrë 77-80 mandate."I kujtoj pjesëtarëve të skuadrës sonë të përfshirë në administrimin zgjedhor se, PS dhe aleanca jonë ka detyrim të deklarojë paprekshmërinë e çdo aleati në garë. Asnjë votë të mos cënohet, të mbrohet çdo parti e vogël, të mos tjetërsohet në numërim. Na intereson të fitojmë me dinjitet, ne jemi aleanca për Shqipërinë Europiane dhe bashkë me LSI përfaqësojmë opozitën në komisione dhe grupe numërimi, jemi të vendosur të mbrojmë votën e çdo zgjedhësi. Do ia dalim të nxjerrim nga kutitë rezultatin që presim 77 deri në 80 mandate, ditën e dielën ky rezultat duhet të dalë i paprekur nga kutitë”, tha Rama.Meta: Berisha të garantojë zgjedhje të lira. Të dielen vendi ndahet nga qeveria e Berishës