Zgjedhjet në njësinë 1, Cami: Prioritet legalizimet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Qershor 2013, 13:52
Në 23 qershor nuk do të ketë votime vetëm për zgjedhjet parlamentare, pasi në disa zona do të votohet edhe për të zgjedhurit vendor. Në njësinë numër një në Tiranë qytetarët krahas për partitë do të votojnë edhe për kreun e minibashkisë.Për PS dhe koalicionin e majtë në këtë zone kandidon Shpëtim Cami figurë me kontribute të veçanta për njësinë numër një në këto 20 vite.Cami premton se prioritet i punës së tij do të jenë interesat e qytetarëve, ndërsa sqaron se me bashkinë qëndrore do të ketë marrëdhënie të mira pavarësisht ndasive politike.Me prioritet Cami do të shikojë legalizimet e banesave në njësinë 1, problem i cili për 20 vite nuk ka gjetur zgjidhje.