Rama në Fier: Mobilizim 4 ditor, të marrim edhe votën e fundit për Rilindjen
Qyteti i Fierit ka qenë ndalesa e fundit e së mërkurës për Partinë Socialiste. Me një pjesmarrje masive në mitingun elektoral përmbyllës, Rama ka garantuar fierakët se ai sëbashku me skuadrën e Rilindjes do të justifikojë besimin e tyre me shërbimin dhe përkushtimin për banorët e këtij qarku dhe mbarë vendit.
"Përshëndetje kryeqyteti i socialistëve, i njerëzve të punës, të qytetarisë. Unë ju falenderoj për këtë miting si kurrë më parë, që ne do ua shpërblejmë duke iu qëndruar pranë. Me Gramozin, Erionin, Eglantinën, Majlindën, Arbenin, Ervinin, Pirron e me radhë të gjithë ne do votojmë neë do votojmë kalimin nga taksa e sheshtë tek taksimi i ndershëm brenda 100 ditëve të para e do të çlirojmë 95% të shqiptarëve dhe prej kësaj do përfitojnë një rrogë në vit policët, infermeret etj. Numri 29 çliron biznesin e vogël nga taksa, çliron fermerët nga taksa e akcizës së naftës, mbi imputet, mbi makineritë. Dhe brenda mandatit të parë fitoni të drejtën e pasurisë së patundshme mbi tokën tuaj në fshat", tha Rama.
Më tej ai u kujtoi shqiptarëve se numri 29 çliron nga barra e tmerrshme dhe zvarritja e pafundme e legalizimit të banesave të tyre.
“Numri 29 çliron nga barra e tmerrshme dhe zvarritja të gjithë ata që prej 20 vitesh e pritën më kot legalizimin e shtëpisë së tyre të ndërtuar me gjak nga Saliu, që u plak dhe i plaku të gjithë duke i pritur, por që ne me këta deputetë do ta bëjmë brenda mandatit të parë për të gjitha shtëpitë brenda mandatit të parë në të gjitha zonat informale të Shqipërisë.Numri 29 i çliron gjithë ata që shkojnë kokëulur në ushqimore për të marrë bukë, vaj apo qumësht. Ne me votën tuaj dhe këta deputetë do heqim taksën 20% mbi ushqimet'”theksoi ai.
Në përfundim të fjalimit të tij, Rama ka lënë dhe një porosi për elektoratin e majtë:
“Në këto 4 ditë që kanë mbetur, secili nga ju nuk duhet të verë gjumë në sy, për të zgjuar edhe votuesin e fundit, dhe për të marrë deri votën e fundit për Rilindjen”.
Rama në Kavajë: Rilindja do ta çojë prapa diellit katragjyshin me antiplumb
Është ora që ti japim mundësinë Shqipërisë të rilindë. Me këtë thirrje i është drejtuar qytetarëve të Kavajës kreu i selisë rozë Edi Rama në përmbyllje të mitingut të tij elektoral në këtë qytet.
Rama shtoi më tej se, kavajësit janë më të qartë se kurrë për votën pasi do duhet të zgjedhin mes punistit Kastriot Islami dhe birit të tyre, dhjetoristit Parid Cara.“Sot shikojeni të dashur, Sekretari i Partisë së Punës Sali Berisha është bashkuar me Kastriot Islamin ndërsa unë jam bashkuar me djalin tuaj një nga dhjetoristët Parid Carën. Gjërat kanë shkuar në vendin e tyre, ata të së shkuarës janë bashkë dhe ne të së ardhmes jemi bashkë. Saliu vjen me Kacin këtu në Kavajë dhe ju thotë hajde të shkojmë përpara, përpara me Saliun dhe Kacin është ti biesh nga mbrapa dhe mos ta gjesh me kurrë rrugën, ndërkohë unë kam ardhur me Paridin se së bashku është ora që ti japim Shqipërisë mundësinë të rilindë”, tha Rama.Duke iu referuar marrjes së Bashkisë së Kavajës në maj të 2011, Rama u shpreh i sigurtë se sëbashku me qytetarët e Kavajës do të nxjerrin në pension Kryeministrin Berisha në 23 qershor.“Rilindja do ta marrë përpara dhe do ta çojë prapa diellit katragjyshin me antiplumb. Atë që 20 vjet, erdhi këtu duke ngritur 2 gishtat, por jo për të mbajtur lart dinjitetin e Lëvizjes së Madhe kundër regjimit, jo për të mbajtur lart shpresat dhe ëndrrat, por për t’i përdorur ato dy gishta si një sfurk në sytë e njeri – tjetrit. Ndërsa ne sot vijmë këtu krenarë sepse prej 2 vitesh po i japim Kavajës provën e prekshme që të votosh për socialistë do të thotë të votosh për vetveten.”- theksoi kryesocialisti.