Idrizi mbyll fushatën në Sarandë: E duam Shqipërinë të Bashkuar aty ku e ka dhënë Zoti
PDIU ka mbyllur fushatën elektorale në Qafë Botë në një marshim që përkon me rrugëtimin e çameve gjatë genocidit ndaj tyre. “Nuk kishte si të zgjidhnim një vend tjetër për të mbyllur fushatën”, u shpreh kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi, i cili premtoi se do ta zgjidhin përfundimisht këtë cështje.


“Ne nuk mund ti pranojmë padrejtësitë. Cështja çame mbetet e hapur deri në zgjidhjen përfundimtare, çdo ditë e vitit është e mirë për të kujtuar ata që vdiqën, ata që na thonë se amaneti nuk tretet kurrë. Ju ftoj të kujtojmë a ka kufij që mund të na ndajnë ne nga vëllezërit tanë? Ky kufi do zhvlerësohen gjithnjë e më shumë. Jei sot për të përmbyllur fushatën elektorale të PDIU dhe nuk kishte simbolikë më të mirë se të vinim këtu nga portat ku hynë të parët tanë për të vazhduar më tej me rrugëtimin tonë drejt BE”, tha Idrizi.
Sipas Idrizit, PDIU në këtë fushatë ka treguar vlera pozitive ndërsa u shpreh se slogani i kësaj force është një thirrje që del nga shpirti.

“Të nderuar të pranishëm, mbani mend që kjo thirrej varreza e atyre ndërsa sot janë varrezat e trëndafilave. Ne i kthyem të gjithëve një pikë kujtesë të historisë së kombit shqiptar, përmbushëm një amanet për njerëzit që u sakrifikuan. Para dy vjetësh pikërisht këtu unë jam betuar se do ti bëj këto varreza dhe falë Zotit të gjithë bashkë arritëm ti bënim, erdhëm këtu në këtë tokë djerrë dhe e bëmë vend pelegrinazhi. Ky vend do jetë Meka e shqiptarisë. Padrejtësi të tilla jo vetëm që nuk harrohen, por ne kërkojmë drejtësi. Ne i bëmë të parët tanë të pavdekshëm sepse ata vdiqën të pamundur” tha Idrizi, i cili kërkoi dhe një minutë heshtje në nderim të kujtimit të të rënëve.Më pas qindra të pranishëm, të paraprirë nga kryesia e PDIU kanë vendosur trëndafila në memorial.
Nëpërmjet këtij organizimi çamët kujtojnë ditët e karvaneve të gjata të marshimit drejt veriut të Shqipërisë për strehim dhe mbrojtje nga gencodici i grekëve.Gjatë genocidit të çamëve u shënuan 2900 viktima të cilët humbën jetën nga të pangrënët dhe udhëtimet e lodhshme e të gjata, ndërkohë që në kujtim të tyre është ngritur edhe një monument ku përkujtohen të gjithë ata që humbën jetën gjatë dëbimit.