Teatri i Adrianopolit, tashmë pjesë e parkut të Antigonesë

Teatri i Adrianopolit dheTeqja e Melanit kalojne nen varesi te Zyres se Administrimit dhe Koordinimit te Parkut Arkeologjik Antigone.Dy monumente te rendesishme te lugines se Drinosit siç eshte Teatri Antik i Adrianopolit dhe Teqja e Melanit kane kaluar nen administrimin e Parkut Arkeologjik te Antigonese.Kjo ka bërë që të ndërhyhet për eleminuar vegjetacionin ne teatrin e Adrianopolit, i cili ndodhet vetem 14 km ne jug te Gjirokastres.Teatri eshte ndertuar nga perandori Adrian dhe eshte nje monument ku per 6 vjet rresht kryhen germime arkeologjike nga nje grup arkeologesh italo-shqiptar. Fale ketyre germimeve eshte rritur ndjeshem edhe siperfaqja e vizitueshme e teatrit te Adrianopolit.Teatri deri tani ka qene nje monument nga i cili nuk merreshin te ardhura nga vizitoret, nderkohe qe pas vendosjes nen administrim nga Zyra e Parkut te Antigonese ai do te vendoset ne efiçence financiare pasi eshte nje nga monumentet e trashegimise nga me te kerkuarit ne luginen e Drinosit. Teatri eshte ndertuar ne shekullin e dyte pas Krishtit dhe ka nje kapacitet prej 4 000 vendesh.