Policia e Kukësit dhe Elbasanit masa për mbarëvajtjen e proçesit zgjedhor

Me afrimin e ditës së zgjedhjeve, një prej instancave të rëndësishme të ruajtjes së rendit dhe sigurisë po merr masat e nevojshme për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.Nisur nga rëndësia që kanë zgjedhjet parlamentare policia e Kukësit ka intensifikuar punën e saj ku ka shpërndarë në terren rreth 500 punonjës policie për të siguruar të gjitha qendrat e votimit, qendrat e numërimit të votave si dhe rendin e sigurinë publike.Drejtori i policisë së Kukësit, Pëllumb Seferi, tha se deri tani nuk është regjistruar asnjë incident elektoral në 130 takimet elektorale të mbajtura në të gjithë qarkun.Edhe policia e Elbasanit ka përforcuar masat dhe ka hartuar gjithashtu planin e strategjisë së punës për ditën e zgjedhjeve dhe pas saj.Sipas drejtorit të policisë së Elbasanit, Halit Muratajt, me shume se 800 punonjes policie jane angazhuar për të siguruar një proçes të qetë dhe pa probleme.Për të pasur një ditë të qetë votimesh edhe drejktoritë e tjera të policisë së shtetit nëpër rrethe tashmë kanë marrë instruksionet dhe trajnimet, në mënyrë që gjithçka në 23 qershor të jetë e qetë dhe pa probleme.