OSBE asistencë teknike për policinë, telefona satelitorë për zgjedhjet
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri i ka huazuar aparate telefonike satelitore Policisë së Shtetit në mbështetje të punës së kësaj të fundit në zonat e largëta rurale gjatë zgjedhjeve parlamentare që mbahen më 23 qershor 2013. Prezenca e ofroi një shërbim të ngjashëm edhe në prag të zgjedhjeve për organet e qeverisë vendore në vitin 2011, duke mbuluar edhe kostot e komunikimit.Kjo ndihmë është pjesë e mbështetjes që Prezenca e OSBE-së iu jep institucioneve të shtetit shqiptar për të siguruar administrimin e suksesshëm teknik të procesit zgjedhor.“Çdo qytetar shqiptar gëzon të drejtën për të votuar dhe për t’iu numëruar vota e tij apo e saj, pavarësisht nëse e hedh votën në qendër të qytetit apo një luginë të largët,” tha kryetari i Prezencës së OSBE-së, Ambasadori Eugen Wollfarth.“Këto aparate telefonike do ta ndihmojnë personelin e Policisë së Shtetit shqiptar për të komunikuar gjatë zgjedhjeve edhe në zonat më të largëta të vendit”përfundoi ai.