Fieri gati për zgjedhje, qarku i dytë 10 KZAZ për administrimin e votave

Qarku i Fierit, i dyti me i madh ne vend sa i takon procesit te zgjedhjeve te 23 qershorit do te kete 10 KZAZ për administrimin e votave.Sipas prefektit te qarkut Fier, Shkeqim Murati, ne total per 3 rrethet Fier, Lushnje dhe Mallakaster do te jene 575 qendra votimi. Murati theksoi se tashme me nje vendim te KQZ, KZAZ e Dermenasit numer 59, do te vendoset perfundimisht prane ambjenteve te gjimnazit “Perikli Ikonomi”.Nderkaq ne edhe ne bashkine e Fierit cdo gje eshte gati tashme. KZAZ numer 60 i ka kryer te gjitha verifikimet e Qendrave te votimit sa i takon infrastruktures, te cilat ne total me ndryshimet e bera ne kodin zgjedhor shkojne në 92 qendra votimi.Sa i takon votimit te personave me aftesi te kufizuar sipas zonjes Luiza Strati ende nuk kane mberritur materialet zgjedhore dhe asnje udhezim shtese.Në ZAZ numer 60 qe perfshin bashkine e Fierit jane gjithsej 69 mije e 649 votues, ndërkaq ne rang qarku numri i votuesve kap shifrat e 373 mije e 635 persona, nga te cilat 205 mije e 860 votues jane ne rrethin e Fierit, 136 mije e 561 jane ne Lushnje dhe vetem 31 mije e 214 votues i perkasin rrethit Mallakaster.