Malaj në Sarandë: Mandati im për rotacion politik

Kandidati i pavarur në qarkun e Vlorës, Arben Malaj, në konferencën për shtyp me gazetarë të rajonit të Sarandës, në ditën e fundit të fushatës në këto dy rrethe, ndërsa ka falenderuar mbështetësit dhe votuesit e Sarandës dhe Delvinës ka bërë thirrje të marrin pjesë të gjithë në votime.Këto zgjedhje, tha Malaj, “duhet të ofrojnë zgjidhje të problemeve të shumta që ka vendi ynë,pasi kemi nevojë të ndalim krizën që po vjen gjithënjë e më tepër duke u thelluar dhe që është risk i madh mbi të ardhmen e çdo shqiptari. Kur them që këto zgjedhje duhet të prodhojnë zgjidhje do të thotë që të kemi një rotacion dhe se kemi nevojë që qeveria e re të krijohet sa më pare”.“Mandati im si deputet i pavarur me votën tuaj do të përdoret pro rotacionit politik, pro krijimit të qeverisë sa më kredibël, pro reformave ekonomike për të ndalur krizën ekonomike, pro integrimit europian dhe kundër qeverisë së shokëve dhe të miqve” përfundoi ai.