Pollo në Berat takim me arsimtarët:Rama ofendoi mësuesit, asnjë votë më 23 qershor
Në vijim të takimeve të tij elektorale, kryesuesi i listës së Partisë Demokratike për qarkun e Beratit, Genc Pollo, ka zhvilluar një takim me mësuesit e rrethit të Beratit.Gjatë fjalës së tij Pollo përmendi atë se Edi Rama i ofendoi mësuesit, duke i quajtur ata injorantë dhe të paditur, ashtu si bëri kohë më parë edhe me infermierët, ndaj më 23 Qershor asnjë votë e mësuesve nuk do shkojë për Edi Ramën dhe Partinë Socialiste.“Nuk mund të jenë të besueshme fjalët, kur vijnë nga goja e një njeriu që mësuesit e vitit 2013 i ka quajtur analfabetë dhe më të dobët se ata të një shekulli përpara. Apo grupe të tjera shoqërore, për shembull, infermieret i ka quajtur me emra që nuk mund dhe nuk do doja t’i përmendja me ju”tha ai.Më tej Pollo u ndal edhe tek një premtim i vitit 2005 i Kryeministrit Berisha që ka të bëjë me rritjen e rrogave të arsimtarëve, duke premtuar se kjo rritje do vijojë edhe në mandatin e ardhshëm, duke e çuar rrogën e mësuesit në 700 dollarë:“Paraja është e rëndësishme, por nuk është gjithçka, por, përsa i pëkret asaj se është e rëndësishme, gjithsesi, dyfishimi i pagave të mësuesit, që jo të gjithë e besonin në 2005, kur e shpalli Kryeministri, është bërë realitet dhe do të vazhdojë përsëri rritja e rrogave dhe angazhimi ynë si Parti Demokratike është që të mos ketë asnjë pagë mujore më të ultë se 700 mijë lekë të vjetra apo 700 dollarë amerikanë. Dhe kjo sepse ju e meritoni, sepse arsimi e meriton të jetë prioritar dhe kjo sepse ky investim i madh dhe jo i lehtë për buxhetin e shtetit është një investim për të ardhmen, duke tërhequr mësues të përkushtuar dhe të kualifikuar”përfundoi Ministri.