Kukës, mbërrin pa jetë në spital i mituri, policia: Dyshohet se është qëlluar me çifte

Ka rezultuar fatale loja mes dy të miturve, motër e vëlla në qytetin e Kukësit, pasi në lojë e sipër është qëlluar nga afër i mituri me inicialet E.I, rreth 10 vjeç banues në fshatin Shikaj.Sipas hetimeve të policisë rezulton se dy fëmijët ishin duke luajtur me çiften e gjyshit të tyre, çifte kjo e pajisur me leje, në kohën që prindërit ishin në gjumë.Menjëherë pasi kanë dëgjuar krismën e armës, prindërit kanë gjetur të pajetë njërin nga fëmijët përkatësisht, djalin me inicialet E.I dhe e kanë çuar për në spital, por fatkeqësisht fëmija është çuar i pajetë në spital.Policia nga ana e saj nisi hetimet dhe rezultoi një ngjarje aksidentale brenda familjes, një ngjarje që fatalisht në lojë e sipër i mori jetën 10-vjeçarit nga fshati Shikaj në Kukës.