Zgjedhjet, Arvizu sot bashkëbisedim online

Ambasadori amerikan në Tiranë Aleksandër Arvizu zhvillon sot një tjetër bashkëbisedim online me të gjithë të interesuarit në këndin “Pyet Ambasadorin”.Ambasada amerikane  në faqen zyrtare të saj në Facebook njoftoi dje se disa nga pyetjet që ambasadori Arvizu do t`u përgjigjet do të jenë edhe ato për zgjedhjet e 23 qershorit.“Në orën 14:00, Ambasadori Alexander A. Arvizu do t’u përgjigjet pyetjeve tuaja në një bashkëbisedim të drejtëpërdrejtë online, nëpërmjet programit “Pyet Ambasadorin”. Tema e këtij bashkëbisedimi do të jetë: Zgjedhjet e Ardhshme Parlamentare. Nëse keni pyetje mbi këto zgjedhje, bëjini gati dhe postojini nesër në murin (wall) e faqes së Ambasadës Amerikane në Facebook. Ne presim me kënaqësi pyetjet tuaja!” thuhet në njoftimin e ambasadës.