Ndahet nga jeta ish trajneri i kombëtares shqiptare, Josip Kuzhe

Ndahet nga jeta në moshën 62 vjeçare ish trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Josip Kuzhe. Trajneri i njohur kroat ishte i diagnostifikur me leuçemi, betejë të cilën nuk arriti ta fitojë.Kuzhe e drejtoi Kombëtaren Shqiptare në vitet 2009-2011. Josip Kuzhe drejtoi me sukses Shqipërinë, ndërkohë që pësoi edhe një hemoragji cereblare.Së fundi, trajneri Kuzhe drejtonte një skuadër në superligën kineze të futbollit. Kuzhe ka qenë ish lojtar i Kroacisë dhe ish futbollist i Dinamo Zagreb. Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka shprehur ngushëllimet  familjes së Kuzhe. Duka është shprehur se Kuzhe përveçëse një trajner profesionist, ishte edhe një njeri shembullor dhe intelektual i madh.