Mbërrin në Tiranë Ish-sekretari amerikan i Mbrojtjes Donald Rumsfeld

Mbërriti në Tiranë Ish-sekretari amerikan i Mbrojtjes Donald Rumsfeld.Vizita e tij në Tiranë zhvillohet në një moment kur në Shqipëri do të zhvillohen zgjedhjet parlamentare.Ish- shefi i Pentagonit, Rumsfeld ka qënë për herë të parë për vizitë zyrtare në Shqipëri në 10 Qershor të vitit 2003 ndërsa vizitën e tij të dytë në Tiranë e zhvilloi në 26 shtator të 2006-ës.Gjatë vizitës në Tiranë, Rumsfeld do të zhvillojë takime me zyrtarë të lartë të vendit ndërsa do të dekorohet edhe nga presidendi i Republikës Bujar Nishani.Vizita e organizuar nga Fatmir Mediu Fillon me një ceremoni dekorimi në Presidencë. Më pas do të zhvillohet një bashkëbisedim për NATO-n dhe sfidat e saj sëbashku me kryeministrin Sali Berisha dhe Mediun.Do të zhvillohet gjithashtu dhe ceremonia e promovimit të librit të Donald Rumsfeld, të botuar në gjuhën shqipe.