Berisha në Gjirokastër: Rama është përçarësi më i madh i minoritetit
Kryeministri Sali Berisha ka mbyllur pasditen e sotme fushatën elektorale në qytetin e Gjirokastrës. Në fjalën e tij përpara mijëra qytetarëve të këtij qyteti, kryeministri Berisha ka deklaruar si kryesuksesin e tij, një rrjet rrugor të denjë për qytetarët.
“Sot kam kënaqësinë e madhe se kam inaguruar një nga kryeveprat e infrastrukturës, tunelin Tiranë – Elbasan dhe autostradën. Sot, për herë të parë në jetën time, kam ardhur nga Elbasani në Levan për 1 orë e 4 minuta. Sot inaguruam segmentin më të rëndësishëm të “Bushtit të Jugut”, dhe dy tre vitet e para të mandatit tjetër do të inagurojmë segmentin Memaliaj - Berat dhe gjirokastritët do të zgjedhin se nga të shkojnë”, u shpreh Berisha.

Më pas kryeministri duke ju referuar investimeve dhe arritjeve të qeverisë në këto dy mandate u shpreh:
“Në këto pak vite ne kemi vendosur mësuesin në piedestalin që meriton. Kemi ndërtuar dhe rindërtuar mbi 1300 shkollla dhe do të vazhdojmë të ndërtojmë edhe të tjera. Këto pak vite mundi dhe djersa juaj bënë që Shqipëria të ruaj rritjen ekonomike. Këto 4 vite që do të vijnë me uljen e mëtejshme të taksave ne do rrisim rrogat dhe pensionet si dhe do të hapim 250 mijë vende të reja pune”, tha kryeministri.
Kreu i qeverisë i ka përgëzuar të gjithë qytetarët e gjirokastrës, shqiptarët, grekët dhe vllehët për harmoninë që ata kanë në bashkëjetesën e tyre në të gjithë këtë zonë.
Berisha: Ju jeni simbol i harmonisë ndëretnike dhe harmonisë fetare
“Ju jeni simbol i harmonisë ndëretnike dhe harmonisë fetare. Le të vazhdojmë sëbashku për të zgheruar liritë tona, për të çuar përpara axhendën e integrimit europian. Sëbashku ne antarësuam shqipërinë në NATO, hoqëm vizat dhe lëvizim të lirë, së shpejti marrim statusin e vendit kandidat”, tha Berisha.

Në fjalën e tij shefi i qeverisë nuk ka lënë pa përmendur dhe kundërshtarin e tij politik, kryesocialistin Edi Rama, duke ju përgjigjur akuzave që ai ka bërë ndaj tij po nga ky shesh mbrëmjen e djeshme.
Berisha: Ata që ndërrojnë gratë për vota dhe shtetësira e kanë pak të vështirë ti bindin të tjerët.
“Këtu Edi Rama u morr gjatë me Sali Berishën. Unë nuk kam ndërmend të merrem me të, por përpara jush do ti them tre gjëra: Së pari Edi rama me qytetarët e këtij sheshi më bashkon një ideal i madh, ideali i integrimit Europian. Sëbashku kemi vendosur firma të mëdha në aktet madhore të integrimit të Shqipërisë, kurse ti ke bërë gjithëçka për të shkelmuar këtë interes jetik të këtyre qytetarëve. Edi Rama, me këta njerëz më bashkon besimi tek një vlerë e madhe, tek vlera e familjes sime, e familjes shqiptare, që është një burim i pashtershëm energjie dhe force për të çuar përpara kauzën e drejtë, për të bërë një jetë më të mirë për vete, për shqiptarët dhe Shqipërinë. Ndërsa ti shoku “mavi” ke një rekord shumë të veçantë. Mund të flasësh shumë por e vërteta është se për familjen, ata që ndërrojnë gratë për vota dhe shtetësira e kanë pak të vështirë ti bindin të tjerët. Së treti, me këta njerëz më bashkon se kemi vite që sëbashku punojmë për biznese më të mëdha, për rrugë më të mira, për ujësjellësa, për shkolla më moderne, për infrastrukturë më të mirë, për rroga më të larta. Ti, në 365 ditë që ka viti, 270 ditë nuk ke dalë ndonjëherë në zyrën e punës. Prandaj dhe përpiqesh të mbjellësh vrer, zi, dëshpërim, zhgënjim, që të gjitha ato probleme të shpirtit tënd, të psiqizmit tënd, por jo tonat. Për ne është besimi tek sakrifica, tek puna, tek e ardhmja. Ndaj ju ftoj të bashkohemi sëbashku të ecim drejt fitores, drejt mirëqënies, të ardhmes”, u shpreh kreu i qeverisë.

Në fund kryeministri ka akuzuar kryesocialistin Rama si përçarës të minoritetit.
Berisha: Rama është përçarësi më i madh i minoritetit
“Pyeteni pak “mumuthin” e korrupsionit se çfarë e lidh me Gjirokastrën? Pse nuk ndejte në Sarandë? A ka dhe atje minoritarë? Apo e kanë marrë vesh se ti je “Falls”, minoritar? Nuk shkove dot në Sarandë se vodhe tallonat e të gjithë qarkut, akcizën e naftës, dhe të kanë vënë vizë. Edi Rama është përçarësi më i madh i minoritetit dhe minoriteti duhet të jetë i bashkuar në interesat e tij më të mira në rrugën e tij drejt prosperitetit, punësimit dhe integrimit.
