Raport i ndërmjetëm mbi perceptimin qytetar për proçesin zgjedhor

Gjatë fushatës zgjedhore parlamentare të 23 Qershorit, ka pasur keqpërdorim të institucioneve publike, dëmtim të zyrave elektorale, përdorim të fëmijëve në fushatë si dhe parregullsi në listat zgjedhore.Sipas moderators së projektit ZALART, Matilda Duri, këto kanë qenë disa nga denoncimet më të shumta të qytetarëve në këtë fushatë zgjedhore. Raporti i ndërmjetësimit mbi perceptimin qytetar për këto zgjedhje i cili ka dalë si rezultat i raportimit të vetë qytetarëve, ka nxjerrë në pah se denocimet më të shumta janë në lidhje me keqpërdorimin e institucioneve publike.Ndërkohë që një tjetër problem i konstatuar nga ky projekt, sipas Aranita Brahja, është edhe presioni apo tentativa e blerjes së votës tek grupe me problematika sociale kryesisht të komunitetit rom.Qytetarët kanë raportuar në lidhje me problemet  e fushatës zgjedhore me fjalë, foto dhe video.  ZALART  synon që të pasqyrojë vështirësitë dhe problemet e zgjedhjeve parlamentare të këtij viti sidomos në ato zona  të thella ku mungojnë vëzhguesit apo media, e më pas këto të dhëna do të kalohen në institucionet përkatëse të mbrojtjes së të drejtave të njeriut.