Topi: Bujqësia në stad gjysëmfeudal, jo votë atyre që s’kanë ndjeshmëri ndaj fermerëve

Pasditen e së premtes, në vazhdim të fushatës zgjedhore të 23 qershorit, kryetari i FRD zhvilloi takim me një grup fermerësh në Bërxull të Tiranës.Ai vlerësoi pozicionin gjeografik të Bërxullit duke e quajtur mesn ei artë midis Tiranës dhe Durrësit dhe për faktin që i ka shpëtuar urbanizimit duke ruajtur sektorin bujqësor.Sot, tha kryetari i FRD-së, bujqësia ka shumë probleme por thelbi i tyre është çështja me pronën bujqësore,e cila është ende e pazgjidhur.“Pa zgjidhur çështjen e pronës bujqësore nuk ka ekonomi tregu” theksoi Topi.Ai tha se FRD ka një program profesional në këtë drejtim që synon një treg konkurues agrar , mbështetje të prodhimit vendas dhe subvencionim të fermerëve. Topi akuzoi qeverinë aktuale për mungesë të vëmendjes ndaj fermerëve dhe çmimin e lartë të karburantit duke nënvizuar se çmimi i karburantit është i njëjtë si për makinat luksoze në Tiranë,ashtu edhe për makineritë bujqësore.Në fund kryetari Topi ftoi bashkëbiseduesit të mbështesin me votë FRD në 23 qershor, si alternativë e cila ka në vëmëndje mbështetjen e sektorit bujqësor, rritjen e cilësisë dhe standarteve të prodhimit duke përdorur teknologjinë bujqësore moderne si dhe bujqësinë organike.