Korçë, hidhet nga kati i tretë i banesës, humb jetën 50-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Qershor 2013, 15:49
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qendër të qytetit të serenatava mesditën e sotme. Mësohet se një shtetas i ka dhënë fund jetës, duke u vetëhedhur nga kati i tretë i banesës, ku për pasojë ka gjetur dhe vdekjen e menjëhershme.Viktima është shtetasi Pirro Duro, 58 vjeç, me profesion noter. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë së Korcës, ndërsa nga hetimet paraprake bëhet me dije se Duro vuante nga depresioni. Nga ana e bluve vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.