Punonjësit e “Alpha Bank” dhurojnë gjak
Më shumë se 50 punonjës të “Alpha bank” i janë bashkuar iniciativës së kryqit të kuq për dhurimin vullnetar të gjakut.Për të tretin vit radhazi në ditën ndërkombëtare të dhurimit të gjakut kjo bankë vendosi që në këtë ditë të sensibilizojë përmes kësaj iniciative vullnetare për të gjithë që bëhen kontribues në një çështje aq jetike për shumë qytetetarë.Drejtori i përgjithshëm i “Alpha Bank” Periklis Drougkas e ka konsideruar këtë një akt altruist që u vjen në ndihmë atyre që kanë më shumë se askush nevojë, talasemikëve.Nga të dhënat e kryqit të kuq mësohet se nevojat për gjak në vendin tonë janë rreth 30 mijë njësi gjak ndërsa mblidhen rreth 20 mijë njësi të tilla.Po ashtu nga të dhënat statistikore mësohet se rreth 300 pacientë talasemikë kanë nevojë të marrin gjak çdo muaj, pa u përfshirë këtu edhe të aksidentuarit apo pacientët që u nënshtrohen ndërhyrjeve kirurgjikale.