Dhuna ndaj fëmijëve, Hazizaj: Nevojitet një legjislacion më i fortë

Në një kohë që fushata elektorale ka arritur kulmin qendra e mbrojtjes së fëmijve nga dhuna kërkon vëmendje nga politikanët për këtë fenomen në programet e tyre.Altin Hazizaj kreu i kësaj qendre shprehet se nevojitet një legjislacion më i fortë për të mbrojtur fëmijët nga dhuna dhe më shumë vëmendje prej politikbërësve.Sipas Hazizaj rastet më shqetësuese të shfaqjes së dhunës në vendin tonë janë në familje, në shkollë dhe dhuna midis vetë fëmijëve.Linja kombëtare e këshillimit të fëmijëve në Shqipëri prezantuan të dhënat vjetore 4-vjeçare duke synuar që të sjellin në vëmendje disa nga problemet më shqetësuese të fëmijëve në ditët e sotme.