Laprakë, e përplas furgoni, plagoset drejtuesi i motorit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Qershor 2013, 20:24
Një person ka mbetur i plagosur gjatë një aksidenti automobilistik të regjistruar mbërmjen e sotme në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur në Laprakë, ku një furgon me pasagjerë është përplasur me një motor dhe për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i këtij të fundit.I plagosuri, identiteti i të cilit nuk dihet ende, është transportuar menjëherë drejt spitalit për marrjen e ndihmës mjekësore. Ndërkaq në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë së kryeqytetit, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.