Rama: Saliu i zhytur në korrupsion, ne të besueshëm para shqiptarëve dhe botës

Jemi të besueshëm para shqiptarëve dhe botës. Nën këtë argument kryesocialisti Edi Rama ka kërkuar votën e qytetarëve të Lezhës, qytetit të Besëlidhjes ku mbylli dhe turin elektoral të së premtes. I entuziazmuar nga pjesmarrja e madhe e qytetarëve, ndër vite bastion i së djathtës, Rama paralajmëroi kundërshtarin e tij politik që jo vetëm nuk do mund të kënaqë ambicien e tij për të marrë 5 mandate në këtë qark, por do ta humbë dhe të katërtin që mban.

 “As në ëndërr  nuk e kisha parë një shesh të mbushur në këto përmasa. Kur vika këtu katragjyshi thënka  se do marrë mandatin e pestë, por sot duket qartë se i iki i katërti, se ai është shumë i lodht. E keni dëgjuar kur thotë se është i lodhur,  por është lodhur për populli.  Por nëse lodhet cdo ditë për popullin, atëherë pse populli ska ujë për të pirë, ska ujë për të vaditur tokën, pse përmbytet sa herë bie shi, pse populli merr bukë me lista, pse populli duhet të hapë derën e spitalit duke paguar, pse fëmijët janë analfabetë funksionalë, pse ky popull nuk jeton në mirëqënie, pse sot është më shumë se kurrë i ekspozuar përballë krimit, aksidenteve, dhunës? Saliu është i lodhur, por jo sepse i shërben popullit, por është rënduar shumë nga zollumet e pushtetit dhe nuk rri dot më në qafën e popullit. Përvec zollumeve duhet të mbajë dhe antiplumbin, që e lodh më shumë jo vetëm nga pesha e hekurave por dhe mëkateve. Sot Lezha po i jep gjithë Shqipërisë një mesazh të fuqishëm, po i thotë Shqipërisë që ka vendosur të mos votojë më symbyllur për partinë, por syhapur për të hapur rrugën për vetëveten” tha Rama.

 Nën shembullin e kandidatë të tij për deputetë për këtë qark, ku sipas tij shumica kanë dalë nga PD, ai ftoi lezhianët të kapërcejnë kufinjtë mes të djathtës dhe të majtës, për ti dhënë fund rrënimit.

“Shikoni skuadrën tonë, është e përbërë sot nga i pari tek i fundit nga ata që kur ishin të rinj fare dolën për të rrëzuar Partinë e Punës të katragjyshit me antiplumb, është e përbërë nga gra dhe burra që kanë vendosur të bashkohen duke kapërcyer kufinjtë e mëparshëm mes të majtës dhe të djathtës për ti dhënë fund rrënimit, për ti hapur rrugën rilindjes. Në skuadrën tonë ka djem që kur ishin të rinj ngrinin flamurin e PD, por janë bashkuar rishtaz fare me PS sepse kanë parë, ndjerë, prekur, realitetin e hidhur që pason përrallat e katragjyshit me antiplumb” dekalroi Rama.

Duke ju rikthyer deklaratave të Kryeministrit, fushatë pas fushate në këtë qytet, Rama akuzoi Berishën për korrupsion, ndërsa shtoi se në vijat e duarve të tij mund të lexosh qartë njëra pas tjetërs  tragjeditë që i ka shkaktuar vendit.

“8 vjet më parë kur Saliu vinte këtu nxirrte përpara duart a pastra, ku i ka tani, pse nuk i nxjerr? Sepse  i ka të zhytura në zollumin e një korrupsioni që ka rrënuar Shquipërinë. Në vijat e duarve të tij mund të lexosh rrugën e tragjedive, nga Gërdeci tek 21 janari, nga rrënimi ekonomik tek ai shoqëror. Po katër vjet më parë ju kujtohet se cfarë thoshte PD, na jepni votën se ne na besojnë, sot nuk i beson askush, ne na beson  Shqipëria edhe bota.  Gati sa nuk qan këto ditë, aman më besoni, aman ma jepni dhe kësaj radhe se e di unë cmund të bëj, po si mund ti besoni, hera e parë 4, hera e dytë 44, kujtoni 44 dhe votoni 29. 1 milion duar të papunësh duhet të pushojnë nga puna në 23 qershor katragjyshin e lodht dhe ti hapin rrugën zhvillimit” përfundoi Rama.

 Në të njëjtën linje ka qenë edhe kandidatja për deputet në Lezhë, Mimi Kodheli, ku deklaroi se numri 29, është numri i çlirimit të Lezhës dhe Shqipërisë.

“Lezha është një nënë me zëmër të madhe. Ju them sot  qytetarëve të qarkut të Lezhës se numri 29 është numri i clirimit të Shqipërisë që do ti japë kësaj treve ujë, shjpresë, punë, prodhim, që do jetë clirim për 95% të gjithë qytetarëve. Numri 29 është ai numër që do ta bëjë Lezhën më të begatuar. Numri 29 dhe ai kryq i vogël do të thotë shumë për Lezhën dhe gjithë Shqipërinë. 29 do të thotë jo vetëm rilindje, por siguri për ju dhe pronat tuaja, më shumë ëndrra për të rinjtë, sepse 29 do të thotë të votosh partinë më të madhe, më demokratike, që është Partia Socialiste”.

 

Rama në Laç: Nëse doni mirëqënie, adresa e vetme PS dhe numri 29

Turi elektoral i PS është zhvendosur në qyetin e Lacit, aty ku në një miting me simpatizantë dhe mbështetës socialistë, kjo parti prezantoi edhe kandidatët e saj për deputetë. Në fjalën e tij drejtuar qytetarëve, Edi Rama duke vlerësuar rëndësinë e riciklimit të figurave politike, u shpreh se rrotacioni politik në 23 qershor i hap një frymëmarrje vendit. Në këtë kontekst ai kërkoi votën e laçianëve dhe kurbinasve, për të bërë në Laç investime aq sa nuk janë bërë në 20 vite rresht.“Ju e dini çfarë ndryshimi i madh është kur ikën katragjyshi dhe vjen gjenerata e re në krye. Ju lacianët e larguat me 8 maj të dy viteve më parë çetën e rrënimit nga pushteti këtu në Lac. Ndryshimi është i dukshëm, është i prekshëm për të gjithë. Ajo që them me siguri është se në rast se ju në 23 qershor do të bashkoheni socialistë e demokratë për ti dhënë votën programit për një rilindje shqiptare do ti jepni Arturit dhe vetes një mbështetje të jashtëzakonshme. Në katër vitet e ardhshme do të bëjmë atë që nuk është bërë për 20 vite me radhë” tha ai.Çlirimi i biznesit të vogël dhe mbështeja për biznesin fason, janë dy arsye kryesore, tha Rama, që qyetarët duhet vendosin përfundimisht të punësohen vetë dhe të nxjerrin në pension Kryeministrin.“Dua tu jap dy shembuj, shembullin e parë dua ta jap për të gjitha ata që jetojnë në Lac dhe Kurbin. Në 23 qershor të gjitha ata që kanë një dyqan dhe jetojnë me punë të ndershme kanë një zgjedhje të qartë ose të mbajnë katragjyshin me antiplumb në qafë, ose duke votuar për numrin 29 të clirohen nga taksa e biznesit të vogël, të përgjysmojnë tatimin mbi fitimin dhe ti shpëtojnë njëherë e mirë falimentimit. Ata që janë papaunë do të zgjedhin nëse duan të mbajnë në punë Saliun ose të punësohen vetë, të punojnë dhe jetojnë më mirë. Programi ynë ka një nga pikat më të rëndësishme për rritjen e mirëqënies, mbështetjen për ndërmarrjen fason. E pra nëse doni një punë për vete ka vetëm një adresë, PS dhe numri 29” deklaroi Rama.

Nën premtimin se hallet e qytetaërve do jenë dhe hallet e qeverisë së ardhshme socialiste, Rama e mbylli takimin në Laç me një fjalë të urtë.

“Ne nuk jemi shkop magjik, por ajo për cilën ju zotohem është se me votën për PS dhe me besimin për skuadrën e rilindjes ju do merrni në krah një qeveri që hallet tuaja do ti ketë hallet e veta dhe përpjekjen për të carë rrugën drejt mirëqënies do ta bëjë bashkë me ju. Zgjedhja në 23 qershor nuk është mes dikujt dhe dikujt, do fitojë Saliu apo Edi Rama, këtu është në pyetje a do vazhdojë rrënimi apo do fillojë rilindja. Në 23 qershor Shqipëria do vendosë nëse do ketë ujë të rrjedhshëm, a do të vadisë tokën, a do ketë shërbim shëndetësor? Zgjedhja është qartë rrënim me PD apo rilindje me PS. Mos harroni kurrë shprehejen e urtë: “Kur e keqja kap për fyti një popull nuk është faji i të këqinjve, por i të mirëve që nuk bëjnë asgjë”. Mos rrini duarkryq, por merrni dhe një person tjetër me vete dhe shkoni votoni për PS” deklaroi kreu i PS.