PD: Rama diskret dhe pa plan, i intereson vetëm pushteti

Partia Demokratike ka akuzuar liderin e selisë rozë lidhur me të qënit diskret për sistemin e taksave që ofron. Në një dalje për mediat, deputeti demokrat Greti Bogdani duke iu referuar daljes së mbrëmshme televizive të kreut të PS-së Edi Rama, ku shpalosi programin për një ‘Rilindje Shqiptare’ para një paneli analistësh dhe qytetarësh, akuzoi kryesocialistin se nuk iu përgjigj pyetjes se si do i realizojë premtimet.“Rama rezufoi të përgjigjet se nuk ka asnjë plan. Atij i intereson vetëm pushteti i tij. I vetmi premtim që bëri ishte se do të krijonte një sistem të ri për të hetuar qytetarët. Rama bojkotoi qytetarët duke refuzuar për t’iu përgjigjur pyetjeve”tha ai.Ndryshe nga Rama, Berisha dhe PD sipas Bogdanit, kanë një plan për ta vijuar këtë ndryshim. “Demokratët kanë bërë shumë dhe ne e dimë se kemi ende për të bërë dhe për të bërë këtë kemi plan konkret”përfundoi ai.