Hiqen posterat e kandidatit të FRD në Shkodër: Pushteti presion ndaj kompanisë

Hiqen posterat e kandidatit të FRD në Shkodër. Dega e FRD ka denoncuar me forcë këtë sjellje të paprecedentë për pengimin e materialeve elektorale per FRD , sjellje kjo qe i bashkengjitet çensures se TV lokale per FRD.“Pas heqjes se posterit kryesor të kandidatit të FRD, Nurja nga hyrja e qytetit brenda dites dhe spostimit të tij në fasadën e pallatit në sheshin e teatrit migjeni, dje drejtoria e tatimeve të qarkut Shkodër dërgoi inspektoratin hetimor tatimor “per kontroll” kompanisë që kishte dhënë lejë brenda kodit qytetar për kandidatin Nurja. Por nuk mbarojne ketu, pas dites se djeshme, telefonantat dhe presionet nuk kane rreshtur dhe kompania ne mirkuptim i ka kerkuar kandidatit te FRD te heqe posterin, pasi e kane te pamundur te perballojne presionet nga institucioneve shteterore” thuhet në deklaratën e FRD.“Sot pas presionit të bërë dhe me kerkesë të kompanisë si dhe nën vëzhgimin e drejtuesve të OSBE/ODIHR Sten Gurrik dhe z.Laurenc Liser u hoq posteri i kandidatit Nurja posteri për të rrugëtuar kushedi se ku natyrisht, aty ku presioni i pushtetit nuk arrin.FRD kerkon mbeshtetjen e qytetareve te Shkodres te cilet dine te sillen me voten e tyre ne raste te tilla” përfundon deklarata.