PS kallëzim penal për Gazmend Dibrën: Po blen votat me pako ushqimesh

Partia Socialist kërkon nga Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Tirane nisjen e hetimeve ndaj drejtorit të përgjithshëm të burgjeve Gazmend Dibra, per vepren penale te “Dhënia e shpërblimeve dhe e premtimeve”, parashikuar ne nenin 328 i Kodit Penal. Deputeti socialist Saimir Tahiri referuar disa filimimeve të shfaqura në media, bën me dije se nga ana e shtetasit Gazmend Dibra por edhe personave te tjere te paindetifikuar nga ana e tyre, jane kryer veprime te cilat parashikohen nga ana e Kodit Penal dhe konkretisht nga neni 328 i tij si veper penale. Konkretisht nepermjet ketyre filmimeve vihet re ne menyre te qarte fakti se ne nje njesi tregtare ne rrugen “Myslym Shyri”, shperndaheshin pako me ushqime per qytetar/votues ne Tirane, duke ju kerkuar ne kembim te marrjes se pakove edhe votimin per subjektit zgjedhor “Partia Demokratike e Shqiperise”.“Referuar filmimeve te bera nga gazetaret të një emisioni televiziv, shfaqur per publikun ne date 11.06.2013, rezulton se nga ana e shtetasit Gazmend Dibra por edhe personave te tjere te paindetifikuar nga ana jone ne kete moment, jane kryer veprime te cilat parashikohen nga ana e Kodit Penal dhe konkretisht nga neni 328 i tij si veper penale. Konkretisht nepermjet ketyre filmimeve (bashkelidhur ketij kallzimi penal) vihet re ne menyre te qarte fakti se ne nje njesi tregtare ne rrugen “Myslym Shyri”, shperndaheshin pako me ushqime per qytetar/votues ne Tirane, duke ju kerkuar ne kembim te marrjes se pakove edhe votimin per subjektit zgjedhor “Partia Demokratike e Shqiperise”. Shperndarja e ketyre pakove behej ne njesi tregtare qe nuk ka asnje lloj lidhje me tregtimin e produkteve ushqimore, por qe kishte si objekt te veprimtarise se saj shitjen e bojrave. Fakti qe, nga ana e kesaj njesie tregtare kryhej veprimtari e paligjshme e karakterit penal, provohet ne menyre te paekuivokt nga deklarimi qe bejne dy shtetas ne kete emision, duke zberthyer gjithe skemen qe perdoret per te blere voten e ketyre dy qytetareve, por edhe te tjereve qe ishin perfitues te pakove ushqimore”thuhet në padi.Sipas PS, perfshirja e drejteperdrejtë e kandidatit te kallzuar, provohet fare mire nga filimet e bera nga ana e operatoreve nepermjet prezencences se tij ne kete njesi tregtare dhe komunikimit me organizatoret (ne fakt krijohet dyshimi i arsyeshem qe organizimi mund te jete bere edhe nga i kallzuari) e kesaj veprimtarie te paligjshme.Bazuar ne nenin 280 te Kodit te Procedures Penale, PS kerkon fillimin e hetimeve paraprake per shtetasin ne fjale dhe per gjithe shtetasit e tjere te perfshire ne kete veprimtari kriminale.“Neni 328 i Kodit Penal parashikon se:“Dhënia e shpërblimeve dhe e premtimeve ofrimi ose dhënia e të hollave apo të mirave materiale, bërja e premtimeve për vende pune ose për favorizime të tjera në cilëndo formë, me qëllim që të marrë firmën për paraqitjen e kandidatit, për të votuar në një mënyrë të caktuar apo për të marrë pjesë ose jo në votime, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me burgim nga gjashtë muaj gjer në dy vjet".Referuar parashikimeve te kesaj dispozite te Kodit Penal si dhe fakteve objekt kallzimi, konsiderojme se nga ana e shtetasit Gazmend Dibra jane konsumuar te gjithe elementet e vepres penale te parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal.Per rrjedhoje, bazuar ne nenin 280 te Kodit te Procedures Penale, kerkojme fillimin e hetimeve paraprake per shtetasin ne fjale dhe per gjithe shtetasit e tjere te perfshire ne kete veprimtari kriminale”.