Tuneli i Kërrabës, Berisha: Ne bëjmë të vërteta ëndrrat tona
Me Partinë Demokratike cdo ëndërr bëhet realitet. Kështu është shprehur në rrjetin social facebook kryeminsitri Sali Berisha, duke iu referuar përfundimit të punimeve të autrostradës, Tiranë -Elbasan.“Ajo qe deri dje dukej e pamundur, te dielen do te jete nje realitet i prekshem per te gjithe ne. Nga e diela Tirana dhe Elbasani do te jene me afer se kurre, vetem15 minuta. Mali i ndante deri dje, tuneli i Krrabes e ben sot Tiranen dhe Elbasanin nje. Ne bejme te verteta endrrat tona!Ky eshte zhvillim! Perpara!!!”shkruan Kryeminstri.Ky segment është pjesë e Korridorit të Jugut. Aktualisht po punojnë rreth 1500 punëtorë të angazhuar nga firma Aktor.Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, vetëm pak ditë më parë gjatë inspektimit që u bëri punimeve në këtë rrugë, u shpreh i kënaqur me ritmet dhe cilësinë e tyre dhe paralajmëroi se ajo do të jetë gati në qershor.Kjo rrugë përbën një rëndësi të madhe për qytetarët e tregun e Tiranës dhe Elbasanit, pasi te dy qytetet afrohen shumë me njeri-tjetrin.