5 mijë të burgosur do të votojnë në zgjedhje
Rreth 5 mijë të burgosur do të kenë mundësi të votojnë në zgjedhjet e 23 qershorit. Drejtori juridik i drejtorisë së burgjeve Arben Tusha pohon se ka përfunduar procesi i pajisjes me karta identiteti i të dënuarve thuajse në gjitha vendet e vuajtjes së dënimit.Ndërkohë Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve në bashkëpunim me drejtorinë e burgjeve kanë nisur trajnimin e të burgosurve sesi duhet të votojnë. Kryetarja e KQZ Lefteri Lleshi dhe drejtori i përgjithshëm i burgjeve Gazmend Dibra u shprehën se për të gjithë do të krijohen kushtet për të votuar.Në të gjithë vendin do të ngrihen 19 qendra votimi, kjo në zbatim të kodit zgjedhor, i cili ka të parashikuar vendosjen e një qendre në ato vende ku rezultojnë nga 15 deri në 1000 te dënuar.Në të gjithë vendin janë aktualisht 22 institucione të vuajtjes së dënimit. Numrin më të lartë të të dënuarve e ka Tirana ku parashikohen të ngrihen katër qendra votimi dhe më pas vijnë burgjet e sigurisë së lartë si Peqini e Fushë Kruja.