KSHH: KQZ po rrezikon të gjithë procesin zgjedhor, duhet të plotësohet
KQZ po rrezikon të gjithë procesin zgjedhor prandaj duhet nxituar për plotësimin e institucionit.Shqetësimit për funkaionimit vetëm me 4 anëtarë të KQZ-së, i shtohet edhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit, që në raportin për situatën paraelektorale rëndon peshën e këtij institucioni, duke i cilësuar vendimet e tij të njëanshme dhe të politizuara.Në rrezik për shkak të KQZ-së i sheh zgjedhjet edhe ish-presidenti Alfred Moisiu, i cili kërkon që kreu i shtetit Bujar Nishani të ndërhyjë në mënyrë urgjente duke mbledhur partite.Në unison, Moisiu dhe kryetarja e KSHH-së Vjollca Meçaj ngrenë pikëpyetje se çfarë mund të ndodhë pas 23 qershorit, me një KQZ me 4 anëtarë, në rast se rezultati do jetë i ngushtë.Nga monitorimi i situatës paraelektorale KSHH-ja ngre shqetësimin për listat e pasakta zgjedhore, mospërcaktimin e qendrave të votimit për zgjedhësit, mosfunksionimin e komisioneve zonale të administrimit zgjedhor, ndërrimin e shpeshtë të komisionerëve.KSHH veçon edhe ashpërsimin e toneve mes palëve politike me afrimin e datës së zgjedhjeve.